Arr*estohet një inspektore në Maqedoni, dyshohet për “mit-marrje”

ilustrim

Sot, në ora 09:30 në një objekt hotelerik në Prilep është arrestuar V.V., inspektore e bujqësisë për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penal “mit-marrje”, njoftojnë nga Ministria për Punë të Brendshme.

“Inspektorja në fjalë është kapur gjatë pranimit të ryshfetit në shumë prej 64.000 denarë nga një person nga Prilepi, pas çfarë menjëherë është arrestuar, kurse paratë i janë marrë. V.V. është mbajtur nën arrest në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër saj do të parashtrohet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.