Arrestohet një i mitur nga Gostivari

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme ka privuar nga liria një të mitur, i cili akuzohet për vjedhje të rëndë.

“Dje (11-shtator) rreth orës 10:30, zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Deartamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, në Dobërdoll të Gostivarit, kanë privuar nga liria një të mitur nga ky fshat, për shkak të dyshimit se i njëjti është përfshirë në kryerjen e një vjedhjeje të rëndë. Atij iu gjet dhe u mor një pajisje nga një vjedhje e mëparshme. Rasti është zbardhur dhe dokumentuar”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.