Arr*estohet një grua nga Tetova, ushtronte dhu*në fizike ndaj fëmijëve të saj

Dje 26.05.2021 në ora 20.30 në SPB Tetovë, një pedagog nga Qendra për Çështje Sociale Tetovë, ka raportuar se D.I.B. kishte su*lmuar fizikisht fëmijët e saj të mitur. Sipas raportit, njëri nga fëmijët e mitur ka thirrur Qendrën për Punë Sociale-Tetovë dhe kishte raportuar se nëna e tij po kryente dhunë fizike ndaj tyre dhe po i ab*uzonte ata për një kohë të gjatë.
“D.I.B. është privuar nga liria dhe është ndaluar në stacionin policor për procedura të mëtejshme, ndërsa fëmijët janë mbajtur nën përkujdesjen në Qendrës për Punë Sociale-Tetovë”, njoftoi Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB-Tetovë.