Arrestohet një banor i Studeniçanit, kjo është arsyeja

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në ora 11:35 në bulevardin “Jane Sandanski” në Shkup policia ka privuar nga liria F.I.(30) nga fshati Studeniçan i Shkupit, pasi tek i njëjti kishte gjetur dhe konfiskuar qese me marijuhanë.

Personi në fjalë derisa ka lëvizur me motoçikletë nuk është I bindur urdhrit të policisë por ka vazhduar të lëvizë dhe pas një kohe të shkurtër ka lënë motoçikletën dhe çantën e ka hedhur në lumin Vardar, pas çka ka vazhduar të ikë. Ai pas pak është kapur dhe është arrestuar nga pjesëtarët e policisë ndërsa është gjetur dhe çanta”, njoftojnë nga MPB.