Arre*stohet një banor i Haraçinës


Njësia për trafikim të paligjshëm pranë SPB Shkup parashtroi kallëzim penal kundër N.J. (21) nga Shkupi për shkak të dyshimit bazë se ka bërë vepër penale “përpunim të paligjshëm, mbajtje dhe trafikim me armë ose materie spërkatëse” të paraparë dhe të ndëshkuar sipas nenit 396 nga Kodi penal.

“Më 08.09.2020 rreth orës 17:30 minuta nga nëpunësit policorë në rrugën për në fshatin Haraçinë drejt Hasanbegut, është kryer kontroll në automjetin motorik “audi A4”, pronë dhe e drejtuar nga i denoncuari. Gjatë kontrollit në automjet nën karrigen e parme janë gjetur armë “Tokarev TT-33″, kalibër 7,62x25mm me kornizë me 5 plumba”, theksohet në kumtesën e MPB-së.

Gjërat e gjetura me vërtetim janë marrë nga N.J. ndërsa ai është privuar nga liria në Stacionin policor Gazi Babë pas çka është biseduar, njëherit është njoftuar edhe Prokurorin publik.