Arrestohet një banor i Gërçecit

Ministria për Punë të Brendshme njofton se ka arrestuar një person nga fashti Gërçec i Shkupit i kërkuar me urdhërarrest nacional.

“Sot (25.10.2022) në ora 12:05 minuta në rr. “Ilo Vojvoda” në Shkup, nëpunës policorë të Skuadrës Operative për Ndjekje pranë SPB Shkup dhe inspektorë për ndjekje nga NJPB-Gjorçe Petrov dhe NJPB-Kisella Vodë e kanë privuar nga liria personin me iniciale S.S. (59) nga f. Gërçec-Saraj.
Për personin në fjalë ka qenë i shpallur urdhërarrest nacional sipas urdhëresës së Gjykatës Themelore Penale Shkup për vuajtjen e dënimit me burg për vepër penale të kryer sipas nenit 223 të Kodit Penal”.

Sipas MPB personi në fjale do të dërgohet në institucion ndëshkues-përmirësues për vuajtjen e dënimit.