Arrestohet një banor i fshatit Gërçec, ishte në kërkim për disa grabitje me dhunë


Më 13.03.2024, nga ana e policisë personit Sh.I. banor i fshatit Gërçec të Shkupit i është hequr liria. Ai ishte në kërkim me urdhër qendror nga MPB-ja e Republikës lidhur me krimet e kryera “grabitje me dhunl” në territorin e Qytetit të Shkupit.

Në të njëjtën kohë, nga ana e policisë deri te prokurori përkatësep më 14.03.2024 ndaj personit është bërë kallëzim penal për kryerjen e 4 veprave penale të “grabitjes” të parashikuara dhe të dënueshme nga neni 237 i Kodit Penal të RMV-së, për të cilat gjyqtari i procedurës paraprake ka caktuar masën e paraburgimit. prej 30 ditësh.