Arr*estohet një 38-vjeçar në kufirin e Bllacës


Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar, se gjatë ditës së djeshme në kufirin në Bllacë, gjatë hyrjes në Maqedoninë e Veriut është arr*estuar një 38-vjeçar nga Shkupi.
Gjatë kontrollit policor, personi ka poseduar mar*ihuanë dhe shiringë me vaj ka*nabisi.

“Më 11.04.2021, në ora 17:30 në kalimin kufitar Bllacë gjatë hyrjes në Maqedoninë e Veriut është privuar nga liria F.R.(38) nga Shkupi, sepse gjatë kontrollit te ai është gjetur mar*ihuanë, amf*etaminë, dhe shiringë me vaj ka*nabisi. Personi është dorëzuar në Stacionin Policore në Gazi Babë për procedurë të mëtutjeshme”, njoftojnë nga MPB-ja.
Rasti është duke u he*tuar dhe pas dokumentimit të plotë të tij, nga MPB-ja thonë se kundër F.R. do të shqiptohet masë përkatëse.