Arrestohet një 31-vjeçar nga Hasanbegu, kapet duke trafikuar migrantë


Më 27.11.2024, në ora 16:45, në vendin e quajtur “Rruga e Selanikut”, pranë kufirit me Greqinë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Kalimin Kufitar dhe Mbikëqyrjen Kufitare në Dojran të Vjetër arrestuan J.M. (31) nga fshati Hasanbeg, rajoni i Shkupit. Ai u kap duke transportuar gjashtë migrantë me një automjet “Seat Leon” me targa të Shkupit, pesë prej të cilëve nga Kina dhe një nga Pakistani.

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Shkup është njoftuar për rastin, dhe pas dokumentimit të plotë, do të ngrihet kallëzim përkatës. Migrantët janë transferuar në Qendrën Pranuese-Transit “Vinojug” në Gjevgjeli dhe në Qendrën Pranuese për të Huajt në Gazi Babë, Shkup.