Arre*stohet një 30-vjeçar nga Dibra, fotografoi fletëvotimin

Një 30 vjeçar nga Dibra është shoqëruar në polici pasi kishte fotografuar fletëvotimin.

“Është arr*estuar personi A.D. (30) nga Dibra, në bazë të kërkesës për intervenim nga kryetari i këshillit zgjedhor të locuar në shkollën fillore “Sait Njadeni”. Ai në orën 13:15 pasi ka votuar me telefonin e tij celular e ka fotografuar fletëvotimin” konfirmoi Stefan Dimoski, zëdhënës i Sektorit të Punëve të Brendshme – Ohër.

Kundër tij do të ndërmerren masa të përshtatshme ligjore.

Dita e zgjedhjeve, në Dibër dhe në Qendrën Zhupa, është duke vijuar pa probleme me rritje të vazhdueshme të jehonës së votuesve.