Arrestohet një 18-vjeçar nga Saraji, kjo është arsyeja

Më datë 16.12.2021 në vendkalimin kufitar Tabanoc, është arrestuar O.K.(18) nga fshati Shishovë e Sarajit, pasi gjatë kontrollit të pasaportës, është konstatuar se për të njëjtin është shpallur shkresë qendrore nga Njësiti i Punëve të Brendshme Gjorçe Petrov.

Në shkresë njoftohej se O.K. dyshohet se ka kryer veprën penale “torturim i kafshëve” në bazë të nenit 233 të Kodit Penal.

“Ai është dërguar në NPB Gjorçe Petrov dhe në bisedë zyrtare ka pranuar se ka kryer veprën, gjegjësisht se gjatë verës ka gjuajtur qen nga ura në lum dhe më pas ka publikuar fotografi në rrjete sociale”, qëndron në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Pas dokumentimit të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.