Arr*estohet nga policia personi i cili hodhi në det flamurin turk (VIDEO)

Një 48-vjeçar, i cili hoqi me forcë flamurin e shteti turk nga vendi i rojës detare në Gjirin e Lalzit është arrestuar nga policia. Pas disa orësh kërkime, u bë e mundur gjetja dhe kapja e shtetasit Sh.S, 48 vjeç banues në Mazrek, Tiranë.

Policia deklaron se kapja dhe arrestimi i tij u bë për arsye se ky shtetas, gjatë kohës që ka qenë në plazhin e quajtur “Gjiri i Lalzit”, ka hequr me forcë nga një vendrojë detare, një flamur të shtetit turk, të cilin më pas e ka hedhur në mënyrë demonstrative në det. Ky veprim është filmuar me celular dhe më pas është postuar në rrjetet sociale, nga ky shtetas. Shërbimet e Policisë e shpallën fillimisht në kërkim shtetasin Sh. S., pasi ishte fshehur pas ngjarjes.