Është arr*estuar nga Policia e Kosovës, kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, i cili është edhe nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kryetari Rugova është arrestuar me urdhër të Prokurorisë, kështu kanë bërë të ditura faqe në Facebook nga kjo qytezë.
Sipas raportimeve përveç Rugovës janë ndaluar edhe nënkryetari, dhe një zyrtar i Komunës së Istogut.
Arsyeja e arrestimit është se ata dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, konfliktit të interesit dhe falsifikimit të dokumentit.
Deri më tani nuk ka ende ndonjë konfirmim nga Policia ose nga vet kryetari Haki Rugova.