Arre*stohet në Shkup personi që kërkohet për vr*asje në Turqi

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme, rreth orës 17:00 në rajonin e Karposhit policia ka privuar nga liria 47-vjeçarin Z.S. nga Republika e Turqisë.

MPB njofton se personi në fjalë po qëndronte përkohësisht në Shkup. 47-vjeçari kërkohej nga autoritetet turke për kryerjen e veprës pen*ale “vr* asje”. MPB njofton se Z.S. është ndaluar në stacionin policor në Karposh për procedime të mëtejshme.