Më 10 janar 2025, rreth orës 18:30, nga ana e zyrtarëve policorë të Sektorit për Bashkëpunim Policor Ndërkombëtar – Njësia për Kërkime, pas ndërmarrjes së masave operative, është arrestuar në rrugën “Bapçor” në Shkup shtetasi A.S. (44) nga Ankara, Turqi.
A.S. ishte në kërkim me fletarrest ndërkombëtar nga Interpol-Turqia për shkak të arratisjes nga burgu. Ai ishte dënuar me 23 vjet, 1 muaj dhe 15 ditë burg për veprat penale të mashtrimit dhe hyrjes së paautorizuar në një sistem kompjuterik, prej të cilave i mbeten edhe 18 vjet, 9 muaj dhe 13 ditë për t’i vuajtur.
Personi i arrestuar i është dorëzuar gjykatës kompetente për procedura të mëtejshme lidhur me ekstradimin e tij në Turqi.