Arr*estohet në Hajvali i dë*nuari me bu*rg të përjetshmën për rastin “Monstra”

Ia pa sherrin një aks*identi. Shqiptari i dë*nuar me bu*rgim të përjetshëm në Maqedoninë e Veriut, Afrim Ismajloviq është arr*estuar dje nga Policia e Kosovës, në Hajvali. I njëjti më 23 shkurt të këtij viti është shpallur fa*jtor nga Gjykata Pe*nale e Shkupit për rastin “Monstra” dhe së bashku me vëllanë e tij Agim janë dë*nuar me bu*rgim të përjetshëm.

I dë*nuari me bu*rgim të përjetshëm për rastin “Monstra”, në Maqedoninë e Veriut, Afrim Ismajloviq është arr*estuar dje në Kosovë. Pas një aks*identi trafiku të ndodhur në Hajvali të Prishtinës, Ismajloviq u ftua për intervistim në stacionin policor. E pas verifikimit të kaluarës pe*nale, Ismajloviqit i figuroi një urdhër-arr*est nga shteti fqinj. Kjo bëri që ai nga prokurori të ndalohet për 48 orë.

Avokati i tij Besnik Berisha ka thënë se ky urdhër-arr*est ishte i viteve 2012/2013.
“Arr*estimi i tij ka ndodhur dje në orët e pasdites. Ka qenë i rastësishëm si pasojë e një aks*identi trafiku. Përderisa ai është ftuar në stacionin policor për intervistim, sipas procedurave zyrtarët policorë kanë bërë verifikimin nëse i njëjti është i kërkuar edhe për ndonjë vepër tjetër pe*nale, dhe i është shfaqur një urdhër arr*est i vitit 2012/2013 i lëshuar nga Maqedonia e Vetiu”, ka thënë avokati Berisha.

Më tutje avokati i Ismajloviqit theksoi se për të njëjtën vepër pe*nale klienti i tij ishte gjykuar më parë dhe se tani ishte në pritje të përfundimit të procedurave për strehim dhe azil në Kosovë.
“Për këtë urdhër-arr*est dikur Ismajloviqi dhe një qytetar tjetër ishin arr*estuar në Kosovë, parabu*rgosur, gjykuar me qëllim të eks*tradimit, dhe Gjykata Themelore në Prishtine dhe ajo e Ap*elit e kishin refuzuar eks*tradimin. Që atëherë Afrim Ismajloviqi ka qenë i lirë në Kosovë, natyrisht i është nënshtruar edhe procedurave për strehim, azil. Ka qenë në pritje të konfirmimit. Polici ka qenë i pa informuar për procedurat e ekstradimit dhe e ka njoftuar prokurorin”, tha më tutje Berisha.

E arr*estimi i tij dhe ndalimi nga Policia e Kosovës, sipas Berishës është i kundërligjshëm.
“Dje e njoftova edhe prokurorin se kemi të bëjmë me një arr*estim të kundërligjshëm. Mësova që çështja nga Prokuroria Themelore ka kaluar në atë Speciale. Deri më tani pasi nuk e kanë liruar besoj që do të bëjnë kërkesë për caktimin e masës së parabu*rgim, e që kjo kërkesë nuk duhet miratuar për shkak që ai është gjykuar për veprën e njëjtë”, ka thënë ai.

Për arr*estimin e Ismajloviqit, sot ka raportuar edhe Policia e Kosovës.
“Fsh. Hajvali, Prishtinë 01.04.2021 – 14:20. Në bazë të urdhëresës ndërkombëtare është arr*estuar i kërkuari mashkull shqiptar shtetas i Maqedonisë dhe i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë. Rasti vazhdon të hetohet”, ka njoftuar sot Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

Në ndërkohë Gjykata Pe*nale e Shkupit më 23 shkurt të këtij viti ka dë*nuar me bu*rgim të përjetshëm Alil Demirin, si dhe vëllezërit Agim dhe Afrim Ismailoviq të ak*uzuar për vr*asjen e pesë maqedonasve, më 12 prill 2012, pranë liqenit të Smillkovës, rreth 12 kilometra nga Shkupi. Dy të ak*uzuarit e tjerë Fejzi dhe Haki Aziri, gjykata i dë*noi me 15 dhe nëntë vjet bu*rgim. Një person tjetër, Sami Luta është liruar nga ak*uza në mungesë të provave.

Vi*ktimat ishin katër të rinj të moshës prej 18 deri 20 vjeç dhe një tjetër i moshës 44-vjeçare. Trupat e tyre të pajetë janë gjetur rreth orës 22: 30 të 12 prillit nga disa persona që po peshkonin në liqenin artificial.
Ky a*kt kishte nxitur më pas pakënaqësi e pro*testa të shumta që ishin përshkallëzuar në dhu*në rrugëve të Shkupit nga banorët lokalë të komunitetit maqedonas, të cilit kishin sul*muar bashkëqytetarët e tyre.
Pro*testa janë organizuar edhe nga familjarët e shqiptarëve të aku*zuar duke mohuar që këtë vepër të rëndë ta kenë bërë të afërmit e tyre, ndërsa edhe tani pretendojnë se rasti është i kurdisur nga shërbime sekrete për qëllime të klasës politike që ishte në atë kohë në pushtet.