Arr*estohet në Belgjikë ish-ushtari i UÇK-së

Gjykata Speciale ka njoftuar se sot më 16 mars, autoritetet e Belgjikës arr*estuan Pjetër Shalën në zbatim të fletarr*estimit dhe aktak*uzës së konfirmuar për kr*ime lu*fte lëshuar nga Gjykatësi i Procedurës Paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës.

“Pjetër Shala do të mbahet i ndaluar në Belgjikë, në pritje të transferimit të tij në objektin e paraburgimit të DHSK-së në Hagë. Së shpejti do të jepet më shumë informacion ku do të përfshihet edhe informacion për nxjerrjen publike të aktak*uzës së konfirmuar me redaktimet e nevojshme.
Në bazë të rregullës 88 të Rregullores së Procedurës dhe Provave, aktak*uza bëhet publike jo më vonë se paraqitja e parë e të akuzuarit”, thuhet në njoftim.