Arrestohet Natasha e Sarandës, shfrytëzoi nipin për të ardhura në “TikTok”

Ky është momenti i arrestimit të Armando Kumarakut dhe Natasha Rombulas.

Natasha dhe i biri janë prangosur, pasi akuzohet se kanë shfrytëzuar djalin e mitur për të përfituar para nga rrjeti social “TikTok”.

Natasha është kthyer në kryefjalë të këtij rrjeti social, për shkak të gjuhës denigruese të përdorur në komunikmet e saj të drejtpërdrejta me ndjekësit, pjesë e të cilave jo pak herë është bërë dhe nipi i saj i mitur.

VIDEO

Pas një video të bërë viruale kudo në rrjet, ku djali 10-vjeçar shfaqet duke sharë një komentues me fjalor të papërshtatshëm, e ëma e tij ka denoncuar rastin në polici dhe ndaj babait e gjyshes të të miturit kanë nisur hetimet.

Natasha u bë e njohur për publikun pas historisë së bujshme me ish-nusen e saj mbi kujdestarinë e djalit të mitur, pas divorcin me babin e tij, tanimë i arrestuar.

I mituri mësohet se kalonte të paktën dy fundjava me të atin dhe gjyshen, në bazë të vendimit të gjykatës./vizionplus.tv/