Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve, Nasim Haradinaj, është arrestuar nga zyrtarë të Speciales.
Haradinaj është arrestuar derisa ishte duke ardhur në zyrat e televizionit T7 për intervistë.
Haradinaj nuk ka pranuar që të futet në veturën e hetuesve të Speciales dhe ka pritur derisa kanë ardhur pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Për arrestimin e tij, ai e ka fajësuar gazetarin Vehbi Kajtazi.