Arrestohet komandanti i policisë, qëlloi me “Kallashnikov”

Komandanti i Policisë së Ropotovës, i cili ka qëlluar me kallashnikov gjatë një ahengu familjar, është ndaluar sot nga policët e SBP-së në Prilep, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “shkaktim i rrezikut publik”, përcjellë Telegrafi.

Sot (27.08.2023) nga policët e rajonit të Prilepit iu hoq liria 30 vjeçarit E.R nga fshati Debresh, komandant Ropotovës për dyshim të kryerjes së veprës penale “shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” që është për shkak të dyshimit që ka paraqitur më 19.08.2023 shtëpi familjare në fshatin Debresh ka qëlluar me armë zjarri. Spb Ptilep po merr masa për zgjidhje të çështjes me koordinim me departamentin për kontroll t brendshëm, hetimet penale dhe standardet profesionale pas pasqyrjes së plotë të raportit” – thuhet në njoftim.

Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standarde Profesionale do të inicojë procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore dhe do të pezullohet deri në marrjen e vendimit në procedurë disiplinore.