Arrestohet Jovan Despotovski, ish-drejtori i ZZhTI-së, dyshohet se ka përvetësuar mbi 2 milion euro

Jovan Despotovski, ish-drejtori i Drejtorisë për Zonat Zhvillimore Teknologjike dhe anëtar i gjatëvjeçar i LSDM-së, është arrestuar nga Drejtoria e Policisë Financiare.

Sipas informacioneve jozyrtare, arsyeja e arrestimit është përvetësimi i dyshuar i 2 milionë eurove që lidhen me TIRZ Strumicë dhe TIRZ Shtip.

Burimet thonë se do të kërkohet ngrirja e pronës së kompanisë që ka lidhje me rastin,

Despotovski ishte aktiv në media, veçanërisht gjatë zgjedhjeve parlamentare, dhe ishte kundërkandidat i Venko Filipçes për postin e liderit të LSDM-së.

Deri tani, autoritetet përkatëse nuk kanë dhënë informacione zyrtare.