Arrestohet Ilir Beqaj, ish-ministri i Shëndetësisë!

Ilir Beqaj, ish-ministri i Shëndetësisë është vënë në pranga mëngjesin e sotëm. Po ashtu janë arrestuar edhe dy persona të tjerë.

Arrestimi është kryer nga policia e Tiranës. Ndërkohe ish-ministri po hetohej nën masën e sigurisë “detyrim me paraqitje” për “shpërdorim detyre”, lidhur me kontratën koncensionare të sterilizimit në kundërshtim me ligjin.

Më 18 mars 2024, SPAK njoftoi mbylljen e hetimeve për koncesionin e sterilizimit, ndërsa iu komunikoi akuzat 8 personave të tjerë të përfshirë, mes tyre zv. ministri Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj, në paraburgim.

SPAK akuzon për shkelje në procesin e koncesionit të sterilizimit me vlerë 100 milionë euro dhe afat 10-vjeçar, të fituar nga biznesmeni Ilir Rrapaj./shqiptarja