Arrestohet i riu nga Shkupi pasi kërcënonte një vajzë me foto komprometuese

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se sot është arrestuar 24-vjeçari A.E. nga Shkupi për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “kërcënim”, përcjell TV21. Dyshohet se i riu nga Shkupi ka kërcënuar një vajzë 22-vjeçare me material komprometues.

“Përkatësisht, A.E. i ka kërkuar 3000 euro një vajze 22-vjeçare nga Shkupi për të mos publikuar foto komprometuese. Vajza e ka denoncuar krimin në SPB Shkup, pas çka menjëherë janë ndërmarrë masat dhe aktivitetet përkatëse dhe i janë dhënë para të përpunuara mjeko-ligjore, të cilat vajza ia ka dhënë A.E. në një takim në një qendër tregtare në Shkup. Menjëherë pas marrjes së parave, A.E. është privuar nga liria”, thuhet në njoftimin e MPB.