Arrestohet i riu nga Kërçova, goditi me veturë një polic


Një 23-vjçar nga Kërçova ka goditur me veturë një polic i cili po rregullonte komunikacionin. Nga MPB thonë se i njëjti është arrestuar, pasi polici ka marrë lëndime të rënda trupore.

“Më 15.02.2024, në Kërçovë, efektivët e policisë në Kërçovës kanë privuar nga liria L.Z.(23) nga fshati Dllapkin Dol i Kërçovës. Rreth orës 08:10 në rrethrrotullimin nga autostrada A2 dhe rruga “Boris Kidriç” në Kërçovë, me veturë të udhëtarëve “Opel” me targa të Ohrit, ka goditur zyrtarin policor i cili po kryente veprime zyrtare, rregullimin e komunikacionit. Me këtë, zyrtari policor ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konfirmuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kërçovës”, thonë nga MPB.