Arrestohet i mituri nga Kosova, kishte kërcënuar 18-vjeçaren nga Tetova se do ti publikojë fotot eksplicite

Efektivët e policisë të SPB-Tetovë, dje (20-dhjetor) rreth orës 20:30, në Jazhincë të Tetovës, në afërsi të vendkalimit kufitar, kanë privuar nga liria një të mitur nga Republika e Kosovës. Ai ishte raportuar në orën 19:00 nga një banore 18-vjeçare e një fshati të Tetovës se kishte abuzuar me të dhënat e saj personale dhe e kishte kërcënuar se të publikonte të dhënat dhe fotot e saj me përmbajtje eksplicite në rrjetet sociale nëse ajo nuk paguante atij një sasi të caktuar parash. Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër të miturit nga Kosova do të përgatiten parashtresa përkatëse.