Me datë 03.03.2024 rreth orës 22:45, zyrtarë policorë nga SPB Shkup kanë ndaluar një të mitur nga fshati Patishka Rekë, komuna e Sopishtës. Ai dyshohet se ka qëlluar më parë nga revolja në një park në zonën e Çairit, dy prej të cilave kanë përfunduar në banesën e S.E. nga Shkupi, transmeton Lideri.
“Arma është gjetur dhe konfiskuar dhe personi është ndaluar në stacion policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës”, njoftoi MPB.