Arrestohet i dyshuari kryesor për plagosjen e tre personave në Pejë

I dyshuari kryesor për plagosjen e tre personave në Komunën e Pejës, është arrestuar dhe të njëjtit i është vendosur masa e ndalimit për 48 orë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

“Personi i dyshuar për vrasjen të rëndë në tentative para pak momente është arrestuar dhe me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë”, ka deklaruar Nikçi.