MPB ka njoftuar se më datë 17.06.2024 në ora 13:45 në rrugën “Ferid Murati” në Shkup, nga ana e punonjësve policorë nga Grupi Operativ i Kërkimit në SPB Shkup, i është hequr nga liria R.J (29) nga fshati Haraçinë, Shkup në bazë të urdhrit të Gjykatës Themelore Penale Shkup për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej 12 vjetësh për veprat penale “vrasje” nga neni 123 paragrafi 2 pika 7 dhe “prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar i armëve apo lëndëve shpërthyese” sipas Neni 396 paragrafi 1 i Kodit Penal.
Personi do të dërgohet në institucionin penal kompetent për vuajtjen e dënimit.