Arrestohet hajni që vodhi rreth 100 mijë euro në shtëpinë e ish-deputetit

Pikërisht në shtëpinë e ish-deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhavit Ukaj në Prizren hajnat vodhën rreth 100 mijë euro.

Ndërkohë sot përmes raportit të policisë është bërë e ditur se një i mitur është arrestuar si i dyshuar për këtë vepër, shkruan Indeksonline.

“Lidhur me rastin, njësitet policore me datë 28.05.2018, kanë arrestuar të dyshuarin moshë e mitur K/Shqiptar, me dyshimin se ka kryer veprën e cekur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit dërgohet (24-orë) në qendrën e mbajtjes”, thuhet ndër të tjerash në njoftim.