Më 10.07.2024 në orën 12:30, oficerët e policisë nga Sektori për Punë të Brendshme në Gostivar, në rrugën “Pançe Poposki” në Gostivar, arrestuan T.M. (43) nga Gostivari, për dyshimin e bazuar se natën e kaluar ka kryer tre vjedhje, nga të cilat janë marrë pjesë të përdorura nga automjetet dhe mjete pune.
Tek ai janë gjetur dhe konfiskuar sendet që rrjedhin nga veprat penale, të cilat do t’u kthehen pronarëve. Ai është mbajtur në stacionin e policisë dhe pas sqarimit të plotë dhe dokumentimit të rastit, do të bëhet një kallëzim i përshtatshëm penal.