Me datë 15.10.2024 në ora 11:00, në Hanet e Mavrovës, zyrtarët policorë të NjP-Mavrovë kanë privuar nga liria personin R.Gj.(54) nga Gostivari, për shkak të bazave të dyshimit se në periudhën prej 11.10.2024 deri më 15.10.2024 ka kryer një vjedhje në një vikend shtëpi, gjatë së cilës ka marrë disa sende. Atij i janë gjetur sendet e vjedhura dhe i janë kthyer pronarit.
Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse.
Ballina Lajmi i Dites Arrestohet hajduti nga Gostivari, kishte vjedhur në një vikend shtëpi në Mavrovë