Policët e SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar dje (29 janar) rreth orës 17:15 në Banjicë të Epërme të Gostivarit kanë privuar nga liria një të mitur nga lagjja Fazaneria. Ai dyshohet se më 27 të këtij muaji në Gostivar ka kryer një grabitje ndaj një të mituri tjetër nga lagjja Ciglana dhe i ka marrë sendin personal. Objekti i vjedhur i është gjetur dje dhe i është kthyer nënës së të miturës. Pas dokumentimit të plotë të çështjes, ndaj të miturës do të vijojë një dosje përkatëse.