Arr*estohet gruaja nga Shkupi, ja për çka akuzohet

Arr*estohet gruaja nga Shkupi pasi ka vjedhur nëpër banesa ku pastronte, ajo ka vjedhur stoli në vlerë prej 960.000 denarë. Më 16.03.2022, zyrtarë policorë nga SPB Shkup kanë arrestuar MA (45) nga Shkupi.
Ajo dyshohet se në periudhën paraprake ka kryer vjedhje në tri banesa në Shkup, duke vjedhur stoli në vlerë të përgjithshme prej rreth 960.000 denarë.

Ajo është denoncuar më 14 mars 2022 nga pronarët e tre banesave, ku herë pas here ishte punësuar për pastrim, se ka përdorur besimin e tyre dhe në disa raste ka marrë një sasi të madhe stoli ari.
Më datë 16.03.2022, me urdhër të gjykatës, janë kryer kontrolle në banesën e M.A. dhe në shtëpinë e nënës së saj, ku disa nga bizhuteritë u gjetën dhe iu kthyen pronarëve. M.A. është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj saj do të ngrihet kallëzim përkatës.