Arre*stohet gjinekologu që dyshohet se kundërligjshëm ndërpreu shtatzëninë e 13 vjeçares

Sot në Prishtinë është arrestuar gjinekologu që dyshohet se ndërpreu në mënyrë të kundërligjshme abortin e 13 vjeçares së dhu*nuar nga Gjilani.
Lajmin për arrestimin e tij e ka konfirmuar prokurori Arben Ismajli.

Prokurori konfirmon se gjinekologu është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh.
“Mund të konfirmoj që është arrestuar mjeku-gjinekolog i Prishtinës, lidhur me rastin që dyshohet se ka abortu 13 vjeçarja, ku dy persona janë në masën e paraburgimit për dhunim ndaj të miturës. Hetimet jemi duke i zhvilluar akoma”, tha Ismajli për Gazetën Express.
“Arr*estimi është bërë në Prishtinë, mirëpo rasti është në kompetencë të regjionit të Gjilanit. I njëjti është dërguar për 48 orë në mbajtje”, shtoi prokurori.

I pyetur nëse ndaj të dyshuarit do të kërkohet të caktohet masa e paraburgimit, prokurori Ismajli tha, “pasi ti pranojmë të gjitha shkresat e lëndës e vlerësojmë a ka nevojë për masa shtesë dhe cilën nga masat ta parashtrojmë”.
Pasi vik*tima e kishte raportuar rastin në polici, janë prangosur dy të dyshuar Sh.J., 21-vjeçar dhe SH.H., 38 vjeçar, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale “dhunimi”. Ndaj tyre Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji.
E mitura dy*shohet se ishte dërguar në motel, ku edhe kishte mbetur shtatzënë. Ndërsa shtatzënia e saj ishte ndërprerë rreth javës së pestë në një ordinancë private në Prishtinë (emër i njohur për redaksinë).