Arrestohet gjermani në Tabanoc, Audi-ja që po e drejtonte ishte në kërkim nga Interpoli

Dje në ora 13:45, në Pikën Kufitare Tabanoc, në dalje nga shteti, policia e privoi nga liria M.S.O. (48) nga Gjermania, pasi gjatë kontrollit të automjetit “Audi” me targa gjermane, të cilin ai e drejtonte dhe që ishte në pronësi të O.O. nga Turqia, u konstatua se automjeti ishte i kërkuar nga Interpoli.

Ai u dorëzua te policët e Sektorit të Punëve të Brendshme të Kumanovës për procedura të mëtejshme.