Këngëtarja Fjolla Morina është ndaluar ditën e sotme në doganën e Morinës, pasi po tentonte të hynte në Shqipëri me ar*më.
Këngëtarja po udhëtonte me një makinë tip ‘Audi’ ndërsa i është gjetur një ar*më në çantë dhe një në bagazh. Së bashku me këngëtaren janë ndaluar edhe dy persona të rjerë, të cilët po udhëtonin me të.
Nga shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, bazuar edhe në informacionet e marra nga Policia Kr*iminale e DVP Kukës, është kaluar në vijën e dytë për kontroll më të imtësishëm, mjeti tip “Audi”, me drejtuese shtetasen F.M., 34 vjeçe, banuese në Prishtinë, Kosovë, e cila udhëtonte me shtetasit F.M., dhe F.S., banues në Kosovë e Belgjikë.
Këngëtares i është sekuestruar një armë zjarri pistolete me 23 fishekë luf*tarak si dhe një pis*toletë çakmak.
Sakaq, nuk dihet ende pse këngëtarja po mbante ar*më me vete dhe nëse ishte nisur për në Tiranë.
Postimi i plotë:
Policia Kufitare e Morinës evidenton dhe godet një rast të tentativës për të hyrë në teritorin shqiptar me armë zjarri me vete.
Sekuestrohet një armë zjarri pistolete me 23 fishekë luftarak si dhe një pistoletë çakmak.
Vihet në pranga një 34 vjecare që posedonte armën e zjarrit.
Në vjim të veprimeve nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Kukës vihen në pranga edhe dy shtetasit që udhëtonin në automjet me shtetasen që posedonte armën e zjarrit.
Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në zbatim të masave për parandalimin dhe god*itjen e krimeve ndërkufitare, kanë intensifikuar kontrollet si në dalje, ashtu dhe në hyrje.
Si rezultat i kontrolleve të shtuara bazuar në analizën e riskut të bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, bazuar edhe në informacionet e marra nga Policia Kriminale e DVP Kukës, është kaluar në vijën e dytë për kontroll më të imtësishëm, mjeti tip “Audi”, me drejtuese shtetasen F.M., 34 vjeçe, banuese në Prishtinë, Kosovë, e cila udhëtonte me shtetasit F.M., dhe F.S., banues në Kosovë e Belgjikë.
Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë, në çantën e dorës së shtetases F.M, Policia Kufitare gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “Zoraki”, me 23 fishek.
Ndërsa në bagazh të automjetit u gjet një pistolet në dukje e dyshuar lodër cakmak.
Në përfundim të veprimeve hetimore, Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Kukës, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve;
F.M., 34 vjeçe, banues në Prishtinë, Kosovë, F.M., 29 vjeç, banues Bresalc, Kosovë dhe F.S., 29 vjeç, banues për Belgjikë.
Arre*stimi i tyre u bë për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprime të mëtejshme.