Arrestohet fajdexhiu nga Kërçova – gjatë bastisjes në shtëpinë e tij janë gjetur para, stoli ari…


Më 15.10.2024, në ora 15:30 në Kërçovë, oficerët e policisë nga DPB Kërçovë kanë arrestuar L.A. (64) nga Kërçova për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “fajde” sipas nenit 260 të Kodit Penal. Me urdhër gjyqësor, u krye një bastisje në shtëpinë e tij, ku u gjetën dhe u konfiskuan një shumë e madhe parash në valuta dhe prerje të ndryshme, bizhuteri ari dhe sende të tjera.