Arrestohet edhe një person tjetër në lidhje me sulmin sek*sual ndaj 15 vjeçares nga Tetova

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arritur të arrestojë sot edhe të dyshuarin e dytë në lidhje me rastin ku dyshohet se është sulmuar seksualisht një 15 vjeçare nga Tetova.

“U arrestua 18 vjeçari M.K. nga fshati Rashçe-Saraji i Shkupit i dyshuar dhe u dorëzua kallëzim penal se së bashku me personin A.D. (54) nga Haraçina e Shkupit, të cilët më 29.01.2022 në disa vende të Tetovës kanë kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur nga Tetova”, sqarojnë nga Policia.
Me kërkesën e Prokurorisë Themelore Publike dhe vendimin e Gjykatës, ai së bashku me 54 vjeçarin, do të dërgohet në paraburgim për 30 ditë.

Ndryshe, Sektori për Punë të Brendshme Tetovë dje njoftoi se në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, privuan nga liria 54-vjeçarin A.D. nga Haraçina e Shkupit, për shkak të dyshimeve se së bashku me një person të mitur nga Shkupi me të cilin kishte mbajtur kontakte në rrjetet sociale, më datë 29-të të këtij muaji, kanë kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur nga Tetova.