Arrestohet Drejtori shqiptar i Ujësjellësit në Laç, dyshohet se vodhi në shtëpinë e Benzemas

Me urdhër të autoriteteve spanjolle, policia shqiptare ka arrestuar Drejtorin e Ujësjellësit në Laç, Alfred Prodanin, pasi ky i fundit dyshohet se ka grabitur në shtëpinë e lojtarit të Real Madrid, Karim Benzema.

Ngjarja në shtëpinë e sulmuesit francez ka ndodhur më 27 shkurt të vitit 2019, teksa Reali po luante El Classicon me Barcelonën.
“Operacioni “Coruna” ku policia e Kurbinit kap në Laç shtetasin Alfred Prodani, 41 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të Spanjës, për veprën penale ” Vjedhje me dhunë”, thuhet në njoftimin e policisë shqiptare. /Top-channel