Më datë 13.11.2023 në ora 15:00 në Veles, zyrtarët policorë nga SPB Veles e kanë privuar nga liria O.G.(43) nga Velesi. Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me vendim gjykate, iu gjet dhe sekuestrua marijuanë, një peshore dixhitale dhe para në prerje të ndryshme.
Personi është ndaluar në stacionin policor dhe për ngjarjen është njoftuar prokurori publik. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës.