Arre*stohet dhunuesi i gazetarit Ademi

Zyrtarët policorë të SPB-së Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, sot rreth orës 17:30, në fshatin Toplicë të Gostivarit, kanë arrestuar 59-vjeçarin B.E. nga fshati Gjurgjevishtë i Gostivarit, pasi ka marrë njoftim se paraprakisht e kishte sulmuar personin N.A. (gazetar) 23-vjeçar nga Kalishti i Gostivarit në Gjurgjevishtë ndërsa kishte mbajtur një sëpatë në dorë me të cilën e kishte kërcënuar. Personi në fjalë në konsultim dhe koordinim me Prokurorin Publik është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për sqarim të plotë të rastit, me ç’rast do të pasoj parashtresë përkatëse.