Arr*estohet Boban Tomovski, krahu i djathtë i Sedat Pekerit


Policia turke gjatë ditës së sotme ka arr*estuar shtetasin maqedonas Boban Tomovski, i cili thuhet se ka qenë krahu i djathtë i bosit të ma*fias Sedat Pekerit, shkruajnë mediat turke.

“Më në fund, është arr*estuar lideri i organizatës kr*iminele Boban Tomovski, i njohur për afërsinë e tij me Sedat Peker. Dyshohet se Tomovski ka qenë i përfshirë në tr*afikimin e dr*ogës, ndërsa është kapur nga policia në momentin që dëshironte të ikte për në Egjipt”, shkruajnë mediat turke duke u thirrur në burime të policisë turke.

Sipas mediave, Tomovski ka qenë bashkëpunëtor i afërt i Sedat Pekerit dhe së bashku kanë vepruar në Maqedoni, ndërsa ka jetuar si i arr*atisur në Emiratet e Bashkuara Arabe. Tomovski është arr*estuar në aeroportin Sabiha Gokçen në Stamboll.