Pjestarët policorë të SPB-Tetovë, dje (20-prill) në ora 12 e 50 minuta në stacionin e autobusëve në Tetovë, kanë privuar nga liria I.S. (51) nga Novosella e Tetovës, i cili rreth mesditës pas debatit të tyre të mëparshëm verbal e ka kanosur me një mjet të mprehtë personin L.M. (52) nga Dëbërca e Tetovës, me ç’rast mjeti është gjetur dhe konfiskuar. Rasti po zbardhet dhe dokumentohet. kurse ndaj I.S. do të vijojë një parashtresë përkatëse.