Arrestohet Alil Demiri në Kosovë, i akuzuar për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovcës

Alil Demiri është arrestuar në Kosovë. Sipas informacioneve të A1on, 38-vjeçari Demiri është arrestuar në bashkëpunim me policinë maqedonase.

Demiri është arrestuar me fletarrest ndërkombëtar të MPB-së dhe Maqedonia është në kërkim të tij në lidhje me vrasjen e rëndë të pesëfishtë pranë liqenit të Smilkovës.

Urdhri është lëshuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore Shkup 1, për veprën penale “Terrorizëm” nga neni 394 i Kodit Penal.

Siç mësohet Demiri do të dalë para gjyqtarit kompetent.