Policia e Maqedonisë së Veriut e ka arr*estuar Agim Ismailloviqin, i akuzuar në rastin “Monstra”.
Arre*stimi i tij vjen pasi në seancën e sotme për këtë rast, prokuroria kërkoi që Ismailloviqit t’i shqiptohet masa e parabu*rgimit, për shkak të siç tha prokuroria, rre*zikut për arratisjen e tij.
“Personi është arr*estuar dhe është dërguar në bur*gun e Shkupit”, theksuan nga MPB.
Në rastin “Monstra” që ka të bëjë me vr*asjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës, të aku*zuar janë Alil Demiri, Afrim Ismaillovqi, Agim Ismailloviq, Fejzi Aziri, Haki Aziri dhe Sami Luta.
Gjykimi për momentin ndodhet në fazën e dëshmive, pasi Gjykata e Lartë vendosi ta anulojë vendimin e parë të Gjykatës Penale dhe lëndën ta kthejë në rigjykim.