Arr*estohet 59 vjeçari nga Forina e Gostivarit

Sot (7.11.2021) në ora 13.10, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë – Departamenti për Punë të Brendshme Gostivar, kanë privuar nga liria personin L.F. (59) për arsye se gjatë bastisjes në shtëpinë e tij në Forinë të Gostivarit janë gjetur 13 pako me materie të pluhurit të bardhë, katër pako metadon dhe disa artikuj me mbetje pluhuri.
Sendet dhe lënda e gjetur janë kon*fiskuar për ekspertizë, ndërsa personi është privuar nga liria dhe është ndaluar në Stacionin policorë. Pas dokumentimit të plotë të rastit personit L.F. do t’i përgaditet një parashtresë adekuate.