Arrestohet 57-vjeçari nga Zdunja e Gostivarit, pa dëshirën e saj e kishte prekur në pjesët e trupit 20-vjeçaren nga Gostivari

Efektivët e policisë të SPB Tetovë-Departamentit të Punëve të Brendshme Gostivar, dje (31-janar) rreth orës 11:45 në Gostivar kanë privuar nga liria 57-vjeçarin M.M. nga Zdunja e Gostivarit, i cili më parë ishte raportuar nga një 20-vjeçare nga Gostivari, se rreth orës 10.00 në një objekt komercial, në të cilën ajo punonte, e kishte prekur në pjesët e trupit. Ai është mbajtë në Stacionin Policor të Gostivarit për pastrim të plotë dhe dokumentim të çështjes, pas së cilës kundër tij do të përgaditet parashtresë përkatëse.Pa Censurë