Arr*estohet 56 vjeçari nga Shkupi

Ministria për Punë të Brendshme njoftonë se sot (05.10.2022) në ora 12:15 minuta në blv. “Ilindeni” nëpunës policorë të Ekipit Operativ të Ndjekjeve pranë SPB Shkup e kanë arr*estuar Z.V. (56) nga Shkupi.

Ai është kërkuar me urdhërarrest nacional në bazë të urdhërit nga Gjykata Themelore Penale Shkup për vuajtjen e dënimit me bu*rg prej katër vjetëve për veprën penale “kontrabandë me migrantë” sipas nenit 418-b të Kodit Penal. Nga MPB njoftojnë se personi në fjalë do të dërgohet në institucion ndëshkues-përmirësues për vuajtjen e dënimit.