Arrestohet 54 vjeçari nga Struga

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme, Sektori për Punë të Brendshme në Ohër ka arrestuar një 54 vjeçar, i kërkuar për vuajtjen e dënimit me burg prej 13 viteve.
“Strugani I.N. nga fshati Veleshtë është dërguar në burgun e Idrizovës në Shkup”, shtojnë nga MP.