Me datë 24.10.2024 në ora 03:20 në fshatin Dobroshtë Tetovë punonjësit policorë të NJP Tearcë kanë privuar nga liria personin G.C (52) nga fshati Reçicë e Vogël e Tetovës, për shkak të dyshimit të arsyeshëm për kryerje të veprës penale. “prodhim, mbajtje, ndërmjetësimi dhe tregtim të paautorizuar të armëve apo lëndëve shpërthyese”. Ai është raportuar nga një person nga një fshat i Tetovës, se e ka dëgjuar duke biseduar me një person tjetër para shtëpisë së tij dhe kanë rënë dakord që të vendosin një mjeteksplodues në shtëpinë e tij, kurse rreth orës 10.15 zyrtarët policorë të NJP Tearcë në afërsi të shtëpisë së raportuesit, kanë gjetur dy bomba të paeksploduara dore, të cilat në mënyrë të sigurtë janë marrë për procedurë të mëtejshme. G.C.është ndaluar në Stacionin policorë për procedim të mëtejshëm dhe ndaj tij do të përgaditet kallëzim përkatës.
Ballina Lajmi i Dites Arrestohet 52-vjeçari nga Reçica e Vogël e Tetovës, dyshohet se vendosi bombë...